Nuk ka qetësi në shtëpinë e Milanit. Humbja në derbin kundër Interit e ka acaruar edhe më shumë situatën. Tifozët tani janë të pëkënaqur me kapitenin e ri, Leonardo Bonucci.

Mbrojtësi i ardhur nga Juventusi për 42 mln euro ende nuk ka arritur të tregojë asgjë nga potenciali i tij ku detyra kryesore është organizojë repartin difensiv.

Bonucci nuk po ia del dot dhe kjo duket qartë pasi vetëm në fundjavë Milani pësoi tre gola në humbjen 3-2 ndaj Interit.

Në postimin e fundit të Bonuccit në rrjetet sociale, një numër i madh i tifozëve të Milanit i kanë kërkuar atij që të flasë më pak dhe të vrapojë më shumë në fushën e lojës. Të shohim a do i dëgjojë italiani.

Artikulli paraprakBasktebolli kosovar dhe Sigal Prishtina në telashe (financiare sidomos)
Artikulli tjetër“Rusi 2018”: Hidhet shorti për ndeshjet e Play Off