Spekulimet në mediat italiane s’kanë të ndalur për Milanin e pronarëve kinez, pasi plani i tyre është krijimi i një skuadre që fitimi i trofeve nuk do të ishte fare problem.
Me kinezët pronarë, shumë emra janë të lakuar për të zbarkuar gjatë verës në “Milanello”, duke zgjuar ëndrrën e tifozëve “rossoner” tek rikthimi i Milanit në një gjigant të pakontestueshëm në futbollin italian dhe evropian.
Së fundmi prestigjozja italiane “La Republica”, duke u bazuar në burimet e saj të afërta me Fassone dhe Mirabelli kanë zbuluar se caku i tyre për merkaton e verës falë investimit të aksionerëve kinëz janë Aubameyang i Borussia Dortmund, Luiz Gustavo i Wolfsburg dhe Musacchio i Villarreal.