Pas largimit të sulmuesit afrikan Didier Drogba nga klubi kanadez i Montreal Impact, është spekuluar se 38-vjeçari ishte pranë rikthimit te ish-klubi i tij, Olimpikut të Marsejës, pasi edhe vetë lojtari e konfirmoi një gjë të tillë.

Por në përballjen mes dhe Monakos dhe Marsejës, tifozët e këtyre të fundit, kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej: “Mos thuaj që e do Olimpikun e Marsejës. Ti fiton më shumë në një muaj nga sa ne fitojmë gjatë gjithë jetës sonë. Mos u bëj qesharak por shko në Kinë”. Një tjetër klub që ka shprehur interes për ish-sulmuesin e Çelsit, është edhe Korinthias në kampionatin brazilian.

Artikulli paraprakMilan pa dy yje ndaj Napolit
Artikulli tjetërShakira e këshillon Pique-n: Largohu nga Barcelona, shko në këtë kampiomat