Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, u është përgjigjur tifozëve te Chelsea, pasi ata gjatë ndeshjes Chelsea – Manchester United, tifozët vendas jo vetëm që kanë fyer portugezin, por kanë kënduar në korë se ai më nuk është ‘The Special One’.

Por, kundër këtyre këngëve ka reaguar Jose Mourinho, duke thënë se ai mbetet trajneri më i mirë i Chelsea.

“Derisa ata nuk kanë një tjetër trajner që fiton katër tituj të ligës për ta, tradhtari mbetet numër një”, ka deklaruar Mourinho.

Artikulli paraprakFA Cup: Shorti gjysmëfinal përcakton përballjet e titanëve të futbollit anglez
Artikulli tjetërPërplasja Conte – Mourinho: Momenti kur trajnerët bëhen protagonist të panevojshëm në një ndeshje të madhe [VIDEO]