Edhe pse ka 13 vite që nuk fiton një titull të Premierligës, e shtatë vite që nuk kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Arsene Wenger do të vazhdojë të mbesë trajner i Arsenalit, skuadrës nga Londra.
Lajmin e ka bërë të ditur një nga ndihmësit e tij, Boro Primorac.
“Arsenali i Wengerit është Arsenali më i fortë i gjithë historisë, si në aspektin e sukseseve, ashtu edhe në gjërat tjera. Ai nuk po e konsideron largimin në fund të sezonit”, ka deklaruar Primorac.