Fatalitet në Verona Sirena, mbrojtësi i Veronës realizon golin e parë, në “Bentegodi” (më 20 maj 1973), ndeshja përfundoi 5-3, Milan i dha lamtumirën titullit.

-Gjashtë gola nga Ajaksi Superkupa e Europës ’73: Milani fiton 1-0 të parën kundër Ajaksit në epokën post-Krujf. Në kthim përfundon megjithatë 6-0.

-Rënia në Serinë B e kotë fitorja ndaj Çezenës me rezultatin 3-2, Milani bie nga kategoria më 16 maj të vitit 1982.

-Me Kavezen, historike 7 nëntorin e 1982-shit (viti pas rënies në B), Kaveze fiton në “San Siro” ndaj Milanit të Kastanjer për 2-1.

-Fataliteti i dytë me Veronën 22 prill 1990, në Veronë: Van Basten del me karton të kuq, kuqezinjtë humbasin ritmin e Napolit që i drejtohet titullit të dytë.

-“Terri” në Marsejë 20 mars 1991: 1-0 për vendasit, në “Velodrome” fiken dritat e stadiumit, Galiani nxjerr skuadrën nga fusha. Francezët fitojnë 3-0 në tavolinë.

-Humbja e turpshme 1-6… “Juve perandorake, Milani turp”, titullohej “Gazzetta dello Sport” më 7 prill 1997, ditën pas humbjes 1-6 në “S.Siro” kundër bardhezinjve.

-Deportivo “galaktik” Ishte prilli 2004, Liga e Kampionëve. Milani kishte fituar 4-1 në ndeshjen e parë, Deportivo i “turpëron” 4-0 në kthim.

-Nata e Stambollit 25 maj 2005: përmbysje e jashtëzakonshme e Liverpulit ndaj kuqezinjve në finalen e Ligës së Kampionëve, pas avantazhit 3-0 në pjesën e parë.

-Inter, 2-0 me nëntë lojtarë 24 janar 2009, Interi mposht Milanin 2-0 me 9 lojtarë dhe shkëputet +9 pikë nga kuqezinjtë: Hulio Sezar i pret edhe penallti Ronaldinhos./Korneri.net.

Artikulli paraprakYlli i Borussia Dortmund i “çmend” drejtuesit dhe tifozët e skuadrës me këtë vendim
Artikulli tjetërZyrtare: Kjo skuadër nga Serie A ka mbetur pa trajner