Barcelona mund të mbetet një e kaluar për Neymar.
Futbollisti brazilian pretendohet se ka pranuar ofertën e Paris Saint Germain-it, për të kaluar në Francë këtë verë, për 222 milionë euro.
Lajmi është bërë i ditur nga ‘Radio Monte Carlo’, e cila ka siguruar informacionin për marrëveshjen e arritur mes Neymarit dhe PSG-së.
“Neymar ka pranuar ofertën e PSG-së, transferimi i tij do të konfirmohet të hënën ose të martën”, thuhet në sajtin e “Radio Monte Carlo”.