Isaiah Thomas zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë prej se është pjesë e Boston Celtics. Ai në duelin e dytë gjysëfinal të play-offit përballë Washington Wizards shënoi hiq më pak se 53 pikë në fitoren 129:119, por pas vazhdimit prej pesë minutash, dhe tash Boston kaloi në epërsi prej 2:0 në seri. Thomas pa asnjë dyshim riktheu gjithçka në favor të Boston që shumë keq e nisi duelin, mirëpo me kalimin e kohës gjërat erdhën në vendin e vet.
Nga ana tjetër lojë fantastike shfaqi edhe John Wall i cili shënoi 40 pikë e 13 asistime.

Në ndeshjen tjetër Golden State e nisi në mënyrë fenomenale serinë gjysmëfinale ndaj Utah Jazz duke fituar 106: 94. Ndoshta rezultatin final nuk të jep ndjesinë se Warriros ishin larg më të mirë, por në asnjë moment nuk iu rrezikua fitorja pasi nënkampionët menaxhguan për mrekulli tërë ndeshjen.
Lider i padiskutueshëm ishte, Stephen Curry që shënoi 22 pikë, por këtë herë vetëm një treshe nga katër temtime, kurse pas tij qëndruan Dryamond Green dhe Kevin Durant që I shtuan nga 17 pikë secili. Te Jazz u dalluan Robert Gobert me 13 pikë dhe Gordon Hayward me 12.

Artikulli paraprakTë mëdhenjët e futbollit italian pas superyllit të Lazios! Igli Tare akoma nuk lëshon pe….
Artikulli tjetërRoberto Carlos me fjalë lavdëruese për yllin e Tottenham: Ai mund të luajë për këtë gjigant evropian….