Paris SG ia shtoi kolekcionit të trofeve edhe një tjetër.
Skuadra më pasur ndoshta edhe në botë dhe më e forta në Francë, e ka fituar për herë të 12 Coupe De France, pasi në finale mposhti skuadrën e ligës së tretë dhe befasinë e këtij edicioni Les Herbies me rezultat 2:0, me golat e Giovani Lo Cels dhe Edinson Cavani nga penalltia, përcjell Korneri.net
Por, fituesi i këtij ballafaqimi që dihej më herët nuk ka qenë lajmi kryesor, mirëpo festa në fund.
Në fakt, kapiteni i PSG Thiago Silva, bëri një gjest fenomenal duke e ftuar kapitenin e Les Herbies, Sebastien Flochon që së bashku nga ngritin trofeun.
Ishte kjo hera e dytë që një skuadër franceze e ligës së parë e fiton trofeun ndaj një skuadre tjetër shumë më poshtë të ranguar apo fotokopje e vitit 2000, kur kapiteni i Nantes, Mickael Landreau e kishte ftuar në podium kapitenin e skuadrës jo profesionale Calais, Reginald Becque që të festojnë së bashku.
Edhe ky moment i Thiago Silvas që ftoi kapitenin kundërshtar, po e bënë xhiron e botës. /Korneri.net