“Remontada” e Barcelonës kundër PSG-së në Champions League do të mbahet mend gjatë dhe do të tregohet ndër brezash për dramën në fund të lojës.

Kohët e fundit një skandal i madh ka ‘plasur’ te skuadra franceze dhe veçanërisht me dy mesfushorët Blaise Matuidi dhe Marco Verratti, të cilët akuzohen se janë dëfryer në klubet e natës 48 orë para ndeshjes në “Camp Nou”, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Sipas mediave britanike dyshja e PSG-së raportohet se është dëfryer deri në orët e para të mëngjesit nën shoqërinë e këngëtares së mirënjohur Rihanna.

Bëhet fjalë për ditën e hënë ku Blaise Matuidi dhe Marco Verratti e kanë kaluar gjithë natën jashtë dhe më pas ditën tjetër kanë udhëtuar drejt Spanjës.

Kujtojmë që ndeshja mes Barcelonës dhe PSG-së u mbyll me rezultatin 6-1 ku gjatë 7 minutave të fundit u shënuan 3 gola./ SYRI.net /

Image

Artikulli paraprakJuventus në kontakte me yllin e Bayern Munchen
Artikulli tjetërNuk duam të besojmë në këtë!!!