E përditshmja britanike The Sun ka publikuar një artikull me titull “Statistikat nuk gënjejnë, Granit Xhaka është një lojtar i pistë…pothuajse gjysma e ndërhyrjeve që ai ka bërë këtë vit kanë përfunduar në faull”.

Sipas The Sun kjo ka qenë një javë e tmerrshme e Granit Xhakës, pasi brenda 24 orëve mesfushori gjaknxehtë mori karton të kuq në fitoren ndaj Burnleyt, dhe është akuzuar për racizëm nga një incident në aeroportin “Heathrow”, transmeton Koha.net.

Wenger ka thënë gjatë konferencës për media se do inkurajojë Xhakën që të mos bëj ndërhyrje në të ardhmen, pasi një gjë të tillë nuk e bën më së miri.

Kartoni i kuq i fundit ishte i nënti në tri sezone, një rekord edhe më i keq se i mirënjohuri për ndërhyrje të ashpra Vinnie Jones që ka mbrojtur ngjyrat e Wimbledon, Chelsea, Leeds, Sheffield United dhe QPR.

Vinnie mban rekordin për kartonin më të shpejtë në futboll, pasi njëherë ishte ndëshkuar vetëm tre sekonda pas fillimit të takimit.

Më 1987, ai ishte fotografuar duke e kapur për testikuj Paul Gascoigne, në ndeshjen ndërmjet Wimbledonit dhe Newcastle United.

Kjo statistikë e Xhakës sa i përket kartonëve të kuq nuk është befasi pasi ka një shifër të lartë të faulleve.

Sipas statistikave nga Opta, Xhaka ka bërë 52 ndërhyrje këtë sezon, por ka shkaktuar 24 faulle, që do të thotë pothuajse një faull pas 2 ndërhyrjeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here