Kjo është La Liga, përplot gola dhe spektakëlt në çdo ndeshje.
Pas fitores 7:1 të Barcelonës përballë skuadrës së fundit Osasuna, pak orë më vonë vjen përgjigja e Real Madridit që mposhti 2:6 në Riazor Deportivo La Coruna.
Mbretërit që luajtën pas BBC, nuk e pati aspak vështirë të fitoj pasi aty janë yjet tjera që shënonin pas asnjë problem.
Alvaro Morata e nisi serinë e golave për ta dyfishuar epërsinë James Rodrigues.
Vendasit kthehen në lojë kur Florin Andone shënoi pak para pushimit, mirëpo në pauzë shkohet me 1:3 kur në skenë doli Lucas Vazquez.
Në pjesën e dytë shënoi edhe njëherë James Rodrigues, derisa mesfushori Isco që me shumë gjatë do të mbetet te Reali shënoi golin e pestë.
Më pas për vendasit realizoi edhe Joselu, por krejt në fund shënoi edhe mesfushori tjetër Casemiro me rezultatin final.
Pikët barazohen Real-Barca, por mbretërit kanë një ndeshje më pak.