Milan ka bërë një hap të gabuar sot, që mund t’i kushtojë pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm. “Djalli”, në fakt, ka humbur 2-1 në shtëpi kundër Empoli-t, që ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi javën e kaluar ka mundur me të njëjtin rezultat Fiorentina-n në “Artemio Franchi”. Kështu, pas dy barazimesh dhe dy fitoresh, Milan ka regjistruar një humbje që e lë në vendin e gjashtë në kampionat në kuotën e 58 pikëve, pesë larg Atalanta-s së vendit të pestë dhe dy më shumë se Inter, që mban vendin e shtatë.Empoli ka befasuar milanezët pesë minuta para fundit të pjesës së parë me Mchelidze. Katërmbëdhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, skuadra e Montella-s ka pasur një rast të artë për të barazuar takimin pas penalltisë së fituar nga Pasalic.

Te pika e bardhë është paraqitur spanjolli Suso, goditja e të cilit është ndalur nga portieri Skorupski. Në të 67-ën kanë qenë përsëri miqtë që kanë gjetur rrugën e golit, këtë herë me Thiam, i cili ka mposhtur portierin Donnarumma pas një asisti të marrë nga veterani Macarone. Reagimi i kuqezinjve ka ardhur në minutën e 72-të, kur Lapadula ka ngushtuar diferencat në 2-1 me një goditje të saktë me të majtën. Pavarësisht shtatë minutave shtesë të dhënë nga arbitri i takimit, Milan nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit. Në fakt, ka qenë Donnarumma që i ka mohuar golin e tretë miqve me një pritje të jashtëzakonshme në fundin e ndeshjes.

Në ndeshjet tjera të ditës së sotme, bie në sy fitorja e Lazios me rezultat 6:2, humbja e Sampdoria në shtëpi 1:2 dhe fitorja e Torinos te Chievo 1:3.

Artikulli paraprakManchester United nuk ndalët kërkon Ligën e Kampionëve
Artikulli tjetërÇmendet Tyson Fury: Ofron spermën e tij për… Euro!?