Legjenda e gjallë e skuadrës angleze Chelsea, John Terry luajti ndeshjen e tij të fundit në Stamford Bridge dhe në fanellën e “bluse”, pasi edhe më herët e kishte paralajmëruar përfundimin e karrierës. Por, në mënyrën special largohet përfundimisht nga futbolli aktiv, pas gati 500 ndeshje të zhvilluara dhe pas 19 viteve të kaluara te një klub, 36-vjeçari festoj titullin e kampionit, ndërsa goli i tij i parë i shënuar ndaj Watford ishte historik, shkruan Korneri.net.

Në fakt, Terry realizoi golin nr1000 në erën Abramovich, ndërsa ishte ky goli i tij i parë 12 nga 16 janari i vitit 2016, apo pas saktësisht 485 ditëve. Terry shumë më herët ka nis ta mësoj punën e trajnerit dhe shumë shpejt mund ta shohim atë të jetë diku ndihmës trajner e më pas edhe njeriu i parë i klubit. /Korneri.net.

Artikulli paraprakBoston në finale të Lindjes
Artikulli tjetërBebeto e “përkuni” djalin e tij në mënyrë speciale, tash ai vlen 60 milionë euro!