Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar terminet e afateve kalimtare për futbollistët me kontrata profesionale për nivelin superior, si dhe fillimin dhe përfundimin e edicioneve garuese për dy edicione. Për edicionin aktual te meshkujt afati kalimtar i dimrit fillon më 01.01.2018 dhe përfundon më 31.01.2018, derisa kampionati përfundon më 27.05.2018.

Edicioni garues 2018/19 do të fillojë më 18.08.2018 dhe do të përfundojë më 16.06.2019. Ndërkohë, afati kalimtar i verës fillon më 18.06.2018, derisa ai i dimrit fillon më 01.01.2019 dhe mbyllet më 31.01.2019. Tek femrat, edicioni garues 2018/19 fillon më 01.09.2018 dhe përfundon më 26.05.2019, derisa afati kalimtar i verës fillon më 01.07.2018, kurse afati i dimrit fillon më 01.02.2019 dhe përfundon më 26.05.2019.

Artikulli paraprakGjyqtarët e xhiros së 15-të, në Vala Superligë
Artikulli tjetërGjyqtarët e xhiros së 15-të, në Ligën e parë