Skuadra e Real Madridit është treguar e gatshme për të bërë transferimin më të përfolur gjatë viteve të fundit.

Drejtues të klubit madrilen janë në negociata me ish-mesfushorin e Barcelonës, Cesc Fabregas i cili aktualisht është pjesë e Chelseas.

Për shkak të aktivizimit të pakët mesfushori spanjoll ka kërkuar largimin nga “Stamford Bridge”.

“Los Blancos” do ta bëjnë ofertën zyrtare drejt Londrës në afatin kalimtar të verës dhe mbetet të shihet nëse ish-lojtari i Barcelonës do të pranojë të veshë fanellën që e urrejnë të gjithë katalunasit.

Image

Artikulli paraprakLIVE: Feronikeli – FC Luch Energia 0:1
Artikulli tjetërFormacioni zyrtar: Prishtina – Dinamo Brest