Me padurim po e presin fillimin e ndeshjes.

I tërë qyteti i Gjakovës është nisur drejtë stadiumit të qytetit për të përkrahuar lojtarët e Vëllaznimit drejtë fitores ndaj Gjilanit, e cila do të thoshte shpëtim i sigurtë, mbetja në elitën e futbollit kosovar, si dhe qetësia e të gjithëve para ndeshjes finale në Digitalb Kupë ndaj Prishtinës, shkruan Korneri.net

Një orë para ndeshjes stadiumi gati është mbushur i tërë dhe vetëm edhe pak minuta, nuk do të ketë më vend për askënd pasi interesimi për këtë përballje të rëndësishme është shumë e madhe nga çdo qytetarë i Gjakovës.
Lokalet tashmë janë të mbyllura të gjitha dhe adresa e vetme është stadiumi. Sot parashikohet të thyhet rekordi në këtë stadium dhe në një ndeshje ku luan Vëllaznimi pasi ai do të jetë i mbushur me mbi 5.000 shikues. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here