Shqiptari i Kosovës, Lirim Kastrati, mësohet të jetë ndarë nga e dashura kroate, Andela Simaç, teksa kjo situatë e koklavitur, po ndikon edhe në performancën jo të mirë që futbollisti po shfaq së fundmi në fushën e blerë.

Sipas mediave vendase sulmuesi i Kosovës është akuzuar se lidhja me Andelën po e shpërqendron në karrierë, pasi ai e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e parë të Dinamos në muajt e fundit.

Kastrati ka luajtur vetëm një herë titullar në ligën e parë kroate, si dhe nuk ishte në fushë kur Dinamo shkroi historinë duke e eliminuar Tottenhamin e Jose Mourinhos nga Europa League muajin e kaluar.

Përforcimet e zërave në lidhje me ndarjen e çiftit i ka përforcuar edhe vetë Andela, e cila ka publikuar një fotografi të veten në Instagram me një mesazh të koduar “Tento të më harrosh”, që besohet t’i jetë drejtuar 25-vjeçarit kosovar.

Ndarja e tyre vjen pak javë pasi Andela kishte folur madje për martesë me Kastratin. Vlen të theksohet se në të kaluarën e dashura e Kastratit, ka qenë e lidhur edhe me Mario Balotelin.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here