Kohët e fundit janë ftohur marrëdhëniet mes presidentit të Milanit, Silvio Berlusconit dhe trajnerit Vincenzo Montella i cili momentalisht është në një krizë rezultatesh.

Sipas “Football-Italia”, pas fitores në Superkupën e Italisë në Doha kundër Juventusit, Berlusconi kishte telefonuar Montellan për të shprehur zhgënjimin e tij për disa zgjedhje taktike.

Ndërkohë Montella ka shprehur hapur se nuk dëshiron të pyesë Berlusconin për formacionin që hedh në fushë, ndërsa ky i fundit pas barazimit me Interin po mendon shkarkimin e teknikut italian.

Milani do të luajë sot kundër Lazios, një ndeshje shumë të rëndësishme ku varet e ardhmja e trajnerit.

Artikulli paraprakVdes papritmas ish basketbollisti i Boston Celtic
Artikulli tjetërNapoli, nën “ethet madrilene”. Një tifoz VIP në “Bernabeu”