Zhgënjeim dhe nervozizëm te Juventusit pas humbjes së Superkupës së Italisë ndaj Lazios. Bardhezinjtë arritën që të barazonin rezultatin, por një gol në minutën e fundit, shumoi shanset për ta çuar ndeshjen në kohën shtesë.

Trajneri Allegri ka qenë shumë i nervozuar me lojtarët e tij, aq sa pas rënies së bilbilit nuk ka munguar as një diskutim në tone të larta me Chiellinin. Një prej senatorëve të mbetur te “Zonja e Vjetër” ka shpërthyer ndaj trajnerit, ndoshta për vendosjen e tij taktike.

Ai është lojtari i radhës pas Bonuccit dhe Dani Alves, i cili është përplasur me strategun livornez, duke prishur atmosferën e mirë të krijuar në përgatitjet për sezonin e ri.

Artikulli paraprakReali e ka të ardhmen e garantuar, zbuloni 6 super talentet
Artikulli tjetërMirret vendimi 5 ndeshje mos lojë për Ronaldon