SHPËRNDAJE

Dominic Thiem i Austrisë fitoi titullin e tij të parë Grand Slam pas një lufte të ashpër në pesë sete përballë Alexander Zverev në finalen e US Open.

Thiem, kishte humbur tre finalet e tij të mëparshme dhe dukej i destinuar për një humbje tjetër, por 23-vjeçari Zverev, duke luajtur në finalen e tij të parë Slam, u bë nërvoz në momentet kryesore dhe Thiem përfitoi plotësisht, përcjell Korneri.net

Thiem ishte duke humbur me 2-0 në sete, dhe ishte pak e besueshme se do të rikthehej për ta fituar finalen 2-6 4-6 6-4 6-3 7-6 (8-6).

Thiem është lojtari i parë që e fiton një titull Grand Slam pad dy seteve të humbura, që nga argjentinasi Gaston Gaudio në French Open më 2004. Kishte më shumë kohë që kur dikush e arriti këtë arritje në New York, me Thiem që imitonte rikthimin e amerikanit Pancho Gonzales në 1949. /Korneri.net