Më 28 dhjetor do të zhvillohet turneu “Te Anau Tennis Invitational”, aktivitet që përfshin në program disa nga tenistët më të mirë në Zelandën e Re.

Deri tani asgjë nuk është e veçantë, përveçse këtë sezon do të marrë pjesë edhe Alex Hunt, një djalë i lindur 23 vjet më parë vetëm me një krah, por që tani është në gjendje të konkurrojë edhe ndaj rivalëve profesionistë.

Me një shpërblimqë në total shkon në 20 mijë dollarë, “Te Anau” është turneu i tretë më i rëndësishëm në të gjithë Zelandën e Re. Një mundësi unike për Hunt  për të bërë realitet ëndrrën e tij.

“Të luash kundër tenistëve më të mirë në Zelandën e Re do të jetë një përvojë e madhe, të cilën unë do të përpiqem ta përjetoj në mënyrën më të mirë”, shprehet 23-vjeçari.

Artikulli paraprakBlerjet më të mira të Barcelonës dhe Realit në histori
Artikulli tjetërI pandalshmi Westbrook, sërish regjistroi triple-double