Para pak ditësh e fitoi trofeun e tetë nga dhjetë të mundshëm në stolin e Barcelonës, por Luis Enrique nuk mund të jetë shumë i qetë në fillimin e edicionit të ri në La Liga, pasi mbrojtjen e titullint e nis në Camp Nou kundër Betis, në mungesë të katërt lojtarëve.

Pas portierit Ter Stegen, mbrojtësit Mathieu dhe mesfushorit Iniesta, kësaj liste i shtohet edhe argjentinasi Javier Mascherano që pësoi lëndim në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës kundër Sevilla.

Këto mund të jetë apo jo mungesa të mëdha për blaugranët në këtë start të edicionity të ri, kjo mbetet për tu parë, pasi Barcelona rrallë herë vuan përballë çdo kundërshtari kur luan në shtëpi, edhe në mungesë të lojtarëve.

Artikulli paraprakE sulmuan në aeroport, Alban Hoxha tregon të vërtetën e grushtave
Artikulli tjetërBarcelona gjen zëvendësuesin e portierit Claudio Bravo, ja kush është