Lajm aspak i mirë për Kosovën e selektorin Albert Bunjaki, në prag të ndeshjes ndaj Turqisë, e cila zhvillohet me 12 nëntor në Antalya, ne kuadër të ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror. Mbrojtësi i krahut të djathtë Fanol Perdedaj ka pësuar lëndim i cili mund ta mbaj jashtë në këtë ndeshje të rëndësishme. Perdedaj ka pësuar frakturë të gishtit të këmbës së djathtë në ndeshjen e Bundesliga 2, ku skuadra tij fitoi me rezultat 6-2, ndaj Erzgebirge Aue.
Vendin e Perdedajt në rast të mos rikuperimit të lëndimit për këtë ndeshje pritet ta zë futbollisti i Hajdukut të Splitit, Ardian Ismajli.

Artikulli paraprakXavi mbetet ende i madh (Video)
Artikulli tjetërTjetër “shpërthim” i Besart Berishës në A-League [VIDEO]