Milani ishte kryefjala e merkatos së verës, kur bëhej fjalë për transferimin e lojtarëve. Thuajse një formacion i ri, do të ishte dhurata që presidenca e Milanit do i bënin Montelës, por në fund rezultoi një dështim.

Montela u largua nga pankina e kuqezinjve, ndërsa tek Milani e kanë kuptuar gabimin. Në një intervistë për “Radio One”, Fasone është shprehur se njga nga gabimet e Milanit është nënshkrimi me shumë futbollistë gjatë merkatos së shkuar.

“Nënshkrimet e futbollistëve? Do t’i përsërisja sërisht ato nëse do të më jepej mundësia, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi bërë gabime. Megjithatë ne kemi nënshkruar me shumë futbollistë dhe kjo mund të shihet si një gjë e gabuar. Ne kemi lënë shumë pikë dhe kjo na vështirëson objektivat që ne kishim në fillimin e kampionatit”, është shprehur Fasone.

Artikulli paraprakCoutinho në verë te Barcelona, këtu s’ka më dilemë
Artikulli tjetërMourinho e sheh të “zi” gjithmonë Guardiolan