Ky është pohimi i sulmuesit të Atleticos së Madridit, Antuan Griezmann, që ia deklaroi hapur këtë, në sy, “xhelatit” të tij, Cristiano Ronaldo. Për shkak të këtij të fundit, sulmuesi francez ka humbur duelet finalë në Ligën e Kampioneve dhe në Eropianin e fundit, ndërsa të shtunën e fundit, ai ishte edhe vetë dëshmitar i “rapsodisë” së sulmuesit portugez, në derbin madridas (3-0), ku ai (Ronaldo) shënoi të tre golat.

Në fakt, një pjesë e fajit për dështimet i takon vetë Griezmanit që humbi penalltinë që ezekutoi në ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve, ndërsa ai nuk shfrytëzoi shansin e madh që pati në ndeshjen finale të Evropianit të kaluar, kur rezultati ishte 0-0. Në intervistën e fundit që Ronaldo i dha gazetës “Marca”, ai bëri të ditur se ishte parë më Griezmanin në një restorant në Miami dhe se ky takim nuk ishte i këndshëm. “M’u afrua me një buzëqeshje të hidhur në fytyrë dhe më tha: ‘Të urrej!’”, zbuloi Ronaldo. Griezmann ka në favor kohën, pasi Ronaldo, së shpejti do të bëhet 32 vjeç, kështu që, ndoshta karma do të kthehet tek ai.

Artikulli paraprakMallkimi i kurorës, Leicesteri i Ranierit po prek fundin
Artikulli tjetërErdhi me shumë bujë te Interi, mund të bëhet konkurrent i Rei Manajt