Futbollisti kamerunas i Sopotit, Janot Tadjong, denoncoi sot nëpërmjet “Panorama Sport” trajtimin që i ishte bërë në Shqipëri ku nuk ishte paguar prej 4 muajsh dhe po mbijetonte vetëm falë ndihmës së shokëve të tij. Tadjong, në intervistën e dhënë për gazetën, akuzoi gjithashtu sie klubi e kishte lënë pa ngrënë dhe se tashmë jetonte praktikisht me sanduiçë dhe falë solidaritetit mes futbollistëve.

or një deklaratë e tilla ka gjetur kundërpërgjigje nga klubi i Sopotit, i cili ka dërguar në redaksinë e gazetës “panorama sport” dëshminë video të një punonjësi të restorantit pranë zonës së Freskut në kryeqytet ku ishte caktuar të ushqeheshin futbollistët e skuadrës së qytetit të Librazhdit.

“Jam punonjës personeli i këtij restoranti. Jam çdo ditë në punë, me sa lexova në gazetë bëhet fjalë për Janot. Sa herë ka ardhur ai ka ngrënë në mëngjes, drekë a darkë. Kur vinte, se nuk do të shkoj ta kërkoj ku mund të jetë ai. E kemi ushqyer e kemi respektuar, me ndonjë fryt, me ushqim, me ndonjë Cola apo Fanta.

Stafi ka qenë prezent dhe nuk gënjejmë, është me dëshmitarë e prova. Çfarë kemi pasur ia kemi ofruar në çdo vakt që ka ardhur, nuk ia kemi ndaluar asnjëherë, ia kemi ofruar. të paktën atij nuk ia kemi ndaluar asnjëherë ushqimin, e kemi pyetur edhe mos donte ndonjë gjë tjetër, kemi dëshmitarë”, ishin fjalët e punonjësit të restorantit.

Artikulli paraprakMonaco e “çmontoi” Marseille-n midis Velodrome
Artikulli tjetërVIDEO/ Ferdinand e “kallë” studion pas golit të Zlatan Ibrahimovic. Shiko çfarë festimi