Më në fund Feronikeli ka nis të lëviz edhe sa i përket përforcimeve. Pas disa largimeve që ndodhën ditët e kaluara, tashmë te skuadra nga Drenasi do të ketë edhe prurje të reja, por i pari është trajneri Gani Sejdiu, shkruan Korneri.net.

Sipas informacioneve tona ai do të jetë emërohet për herë të dytë trajner i Feronikelit dhe prezantimi i tij do të ndodh të premtën në ora 18.00, por kjo nuk është e tëra.
Si eksluzivitet për ju mbetet transferimi i sulmuesit të tretë më të mirë në Vala Superligën e Kosovës në futboll edicionin që e lam pas. Ai është Granit Arifaj i cili praktikisht ishte marr vesh me Lirinë e Prizrenit duke vendosur të largohet nga Drenica, por sipas infromacioneve tona të sigurta, ai ka tërhequr dokumentacionet nga klubi prizrenas për tu marr vesh me Feronikelin, dhe ai poashtu do të prezantohet të premten në fanellën e re. /Korneri.net

Artikulli paraprakEdhe Gjokovic në shtëpi, Federer favoriti i madh në Wimbledon
Artikulli tjetërSpektakël në Londër, Vettel, Alonso dhe Bottas kallën atmosferën