Chelsea ka fituar në udhëtim te Midlesbrough me rezultat minimal 0:1, duke hedhur fuqishëm kandidaturën për titull në Premier League.

Kompaktësia në ekip e krijuar nga Antonio Conte ka bërë që Chelsea të jetë skuadër që nuk di për rezultate negative në ndeshjet fundit, duke bindur me lojë në të gjitha aspektet.

Goli e vetëm në takimin e sontëm ndaj Midlesbrough e shënoi Diego Costa në finish të pjesës së parë.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea është lider i vetëm në Premier League pas 12 xhirove me 28 pikë, një më shumë se Liverpool që ka 27.

Artikulli paraprakMilan – Inter: Skemat e Montellas dhe Piolit premtojnë spektakël
Artikulli tjetërMilan – Inter, Pioli në avanatazh ndaj Montellas