Skuadra e fundit në Superligë, Vëllaznia e Pozharanit, vetëm në javën e funndit të këtij stinori ka arritur te fitorja e dytë gjatë këtij edicioni. Pozharanasit në stadiumin e qytetit në Gjilan, mposhtën skuadrën tjetër të rrezikuar Flamurtarin me rezultat 2-0, për të mbajtur gjallë shpresat se një ditë do të mund të paktën të mbërrin në zonën e barazhit.

Skuadra e drejtuar nga Bilbil Sokoli, shënoi nga një gol në secilën pjesë. Fillimisht pas 20 minuta lojë Festim Krasniqi, i dha epërsinë vendasëve, ndërkohë Maliq Beluli 79′, shënoi golin e qetësisë për nikoqirët.

Pas kësaj fitore Vllaznia mbetet në vendin e fundit me 8 pikë, 3 më pak se Flamurtari e – 5 nga Besa e Pejës, skuadra këto që deri në fund do të luftojnë të paktën të sigurojnë barazhin.

Artikulli paraprakSeferi do të ngjitet në ring me këtë datë
Artikulli tjetërBledi Shkëmbi , rrëfen momentin emocionues kur mposhti Mirel Josën