Pepe Reina ka organizuar një festë për të përshëndetur Napolin dhe napolitanët. 250 të ftuar për një “party” ekskluzivisht me elementë spanjollë.

Portieri i Napolit do të largohet në fund të sezonit, pasi ka firmosur për Milanin. Reina u ka kërkuar shokëve të tij të skuadrës të transformohen në spanjollë për një ditë, pikërisht ai që për katër sezone është ndjerë si një napolitan i vërtetë.

Ndaj edhe Insigne, Hamsik, pa llogaritur spanjollët Albiol dhe Callejon, janë veshur si kërcimtarë të flamencos, kërcimi tradicional spanjoll. Të njëjtën modë ka ndjekur edhe Elseid Hysaj me bashkëshorten e tij.

Atmosfera e festës ka qenë e zjarrtë, por në të njëjtën kohë edhe mallëngjyese për “lamtumirën” e Reinas nga Napoli.

Elseid Hysaj dhe bashkeshortja e tij ne festen e lamtumires se Reina
Artikulli paraprakAktorja e njohur italiane: Futbollisti i Lazios më përdhunoi kur isha 18-vjeçe
Artikulli tjetërFinalja e madhe, Real Madrid-Liverpool/ Disa statistika interesante për të dyja skuadrat