Sipas asaj që shkruan Sky Sport Italia, Juventus dhe Milan janë futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Lazios, Keita Balde, i cili mbetet pa kontratë në qershor të vitit 2018.

Keita ka vetëm 22 vjet, ndërsa ka shënuar 13 gola në 28 ndeshje të Serie A këtë sezon.

Në dy ndeshjet e fundit ai shënoi pesë gola, tri në ndeshje me Palermon dhe dy kundër Romës.

Lojtari i dalë nga akademia e Barcelonës erdhi në Lazio në vitin 2011 dhe nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me klubin./Korneri.net.

Artikulli paraprakLajm bombastik për tifozët e Arsenalit: Wenger mund të emërohet trajner i kësaj skuadre….
Artikulli tjetërThomas me 53 pikë udhëhoqi Boston drejtë fitores së dytë, Warriros perfekt si gjithmonë