Trajneri i Barcelona, Ernesto Valverde ka pranuar pas ndeshjes së ekipit të tij kundër Olimpiakos bëri gjithçka për të fituar, por nuk mundi për shkak të mungesës së golit.
“Ne u përpoqëm të arrinim të zotëronim topin sa më shumë, por ata bënë një lojë mjaft të mirë mbrojtëse, mbështetur edhe nga publiku i tyre. Kemi pasur shanse të fitonim dhe të kualifikoheshim, por kjo nuk ndodhi. Tashmë duhe të shohim ndeshjet e tjera për ta arritur”, tha ai.
Valverde pranoi se “ekipit i mungoi goli” kundër një kundërshtari teorikisht inferior. “Kemi bërë një hap përpara, por jo atë që kemi dashur, jemi të kënaqur, por jo të lumtur”.

Artikulli paraprakNotat për shqiptarët/ Si u vlerësuan fubollistët kuqezinj mbrëmjen e sotme?
Artikulli tjetërSkënderbeu zbret në Beograd, policia serbe blindon hotelin