Champions League ka mbyllur fazën e grupeve, tashmë ekipet të cilat janë kualifikuar më tej janë bërë të njohura.

Shorti do të hidhet ditën e hënë, në 11 dhjetor në Zvicër. Ndeshjet e para që do të luhen pas hedhjes së këtij shorti do të jenë në 13, 14 shkurt ndërsa në 20 dhe 21 shkurt do të jenë ato të kthimit.

Sipas rregullave të UEFA-s, nuk mund të bien në short ekipe të së njëjtit kampionatit apo nëse kanë qenë më parë në të njëjtin grup. Interesant është fakti se kampionët e Anglisë, Chelsea, i ka mundësitë e kundërshtarit më të reduktuar se gjithë ekipet e tjera.

Kjo falë ecurisë pozitive të ekipeve angleze në “Champions League”. Chelsea mund të luaj vetëm kundër Psg, Barcelonës dhe Besiktasit.

Vazo e parë: Manchester United, PSG, Roma, Barcelona, Liverpool, Manchester City, Besikatas, Tottenham Hotspur

Vazo e dytë: Basel, Bayern , Chelsea, Juventus, Sevila, Shakhtar Donjesk, Porto, Real Madrid

Artikulli paraprakReali dhe Tottenhami përfundojnë grupin me fitore
Artikulli tjetërKompletohen top-16 skuadrat më të mira në Champions League