Përfaqësuesja A e Kosovës më 20 nëntor (e hënë) me fillim nga ora 10:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do ta mbaj stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve katër ditore për Dritaren e Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”. Ndeshjen e parë, Kosova do ta luaj si nikoqire, kundër Lituanisë. 
 
Stërvitja e paradites e ditës së hënë do të jetë e hapur për mediat e interesuara në 10-15 minutat e para. 
 
Përfaqësuesja jonë prej 20 deri më 23 nëntor do të zhvilloj nga dy seanca stërvitore në ditë, derisa në ditën e ndeshjes, Kosova do ta mbaj një stërvitje në orët e paradites. 
 
Në anën tjetër Përfaqësuesja e Lituanisë do të arrij në Prishtinë më 23 nëntor, ndërsa do ta zhvilloj vetëm një seancë stërvitore dhe atë në ditën e ndeshjes në orët e paradites. 
Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë do të zhvillohet më 24 nëntor me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe i takon Grupit C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”. 
Një ditë pas kësaj ndeshje, Kosova do të udhëtoj për në Debrecen për t’u përballur me Hungarinë në ndeshjen e dytë kualifikuese. Ky takim do të luhet më 26 nëntor. 
 
Përfaqësuesja e Kosovës (lista e gjerë): 
1. Arti Hajdari
2. Erjon Kastrati
3. Alban Veseli
4. Granit Rugova
5. Dardan Berisha
6. Scott Bamforth
7. Urim Zenelaj
8. Samir Zekiqi
9. Ergin Grosha
10. Lis Shoshi
11. Gëzim Morina
12. Fisnik Rugova
13. Shawn Jones
14. Leonard Mekaj
15. Muhamet Hasani
Përzgjedhësi i Kosovës: Brad Greenberg
Ndihmëstrajnerët: Ernie Nestor dhe Andin Rashica
Artikulli paraprakSampdoria mposhti Juventusin që u zgjua vonë
Artikulli tjetërIcardi i pandalshëm,Inter i dyti pas Napolit