Benevento  është një nga ekipet e ngjitura nga Seria B në elitën e futbollit italian. Mes shumë përforcimesh që ky ekip bëri gjatë merkatos së verës, ishin edhe dy afrimet e shqiptarëve. Ledian Memushaj dhe Berat Gjimshiti janë dy futbollistët e kombëtares shqiptare që luajnë për fanellën e Beneventos.

Por klubi italian është një për një rekord më vete. Ndërsa kampionati italian po i afron mesit të tij, Benevento nuk ka arritur ende të marrë shijen e pikës së parë në këtë kampionat. Në dy raste ata i kanë shkuar shumë afër saj, por gabimet në minutat e fundit të ndeshjes i kanë kushtuar rëndë ekipit të legjionarëve shqiptarë.

Në Itali ndërkohë ka plasur ironia nëpërmjet disa fotove satirike. Mesazhi i tyre është gjithmonë thuajse i njëjtë, Benevento dhe pikët në Serinë A, janë në dy rrugë të ndryshme të cilat nuk bashkohen thuajse asnjëherë.


Artikulli paraprakDorëhiqet presidenti i FIGC, Tavecchio
Artikulli tjetërDështimet për Ronaldon nuk kanë fund, e kalon edhe Juanfran