Largimi i Luis Enrique nga Barcelona ishte paralajmëruar muaj më parë dhe që nga atëherë zyrtarët e klubit blaugran janë në kërkim të pasardhësit të tij, shkruan Korneri.net.
Janë shumë emra në listën e dëshirave te Barcelona, por njëri prej tyre është edhe ish-anëtari i dikurshëm si lojtarë, Ronald Koeman i cili nga viti 1989 deri më 1995 mbrojti ngjyrat e klubit katalunas.

“Më vjen se po mendojnë për mua. Të gjithë e dinë se unë jam Barça, sepse aty kam kaluar momentet më të mira si futbollist, aty jam rrit si lojtar dhe si person. Në karrierën time si trajner kam dëshirë të bëhem i pari i Holandës, dhe ishe fare pranë, por më dolën disa punë më shumë te Everton dhe nuk e arrita qëllimin. Dëshira e dytë është të jem trajner i Barcelonës, dhe me gjithë dëshirë do ta pranoja punën” tha 54-vjeçari Koeman në intervistën e tij dhënë mediave britanike, por i cili e pranoi se ende nuk ka pasur biseda më serioze me Barcelonën. /Korneri.net

Artikulli paraprakAtletico Madrid gati të bombardoj merkaton
Artikulli tjetërKlubi kinez përgenjështron spekulimet e fundit….