Napoli i Elseid Hysaj do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e parë të fazës së “Play Off”-it ndaj Nice. Nga minuta e parë do të jetë edhe Elseid Hysaj, i cili është titullar fiks në ekipin e Sarrit.
Statistikat e viteve të fundit janë aspak të favorshme për të kaltrit, pasi që nga viti 2010, të gjitha ekipet italiane janë eliminuar në këtë fazë. Nga Sampdoria në vitin 2010, deri te Roma në vitin e kaluar, ekipet italiane mesa duket e kanë të vështirë të kalojnë këtë fazë.




