Bëhet thirrje gjithë qytetit të Prishtinës që të enjtën të nisen drejtë palsestrës së sporteve.

Sigal Prishtina mund të bëhets kuadra e parë shqiptare që do të siguronte fazën e dytë të garave në FIBA Europa Cup, garë kjo jashtëzakonisht cilësore dhe e fortë.
Kaltër e bardhët të enjtën në palestrën e sporteve në Prishtinë presin skuadrën belge Belfius Mons të cilën skuadra jonë më e madhe kosovare e mposhti në ndeshjen e parë 72:74, me pikët vendimtare që i shënoi në sekondën e fundit Shoshi.

Gjithsei, Prishtina po bëhet gati maksimalisht që të futet në këtë ndeshje që do të jetë historike pa asnjë dyshim pasi në rast të fitores automatikisht kualifikohet për fazën tjetër, diçka që nuk e ka arritur kurrë asnjë skuadër shqiptare një nvel kaq të lartë në sportin nëdrkombëtarë.

Gjatë pasditës u mbajt konferenca për shtyp në të cilën morën pjesë president ii klubit Blerand Stavileci, kapiteni Edmond Azemi dhe Dardan Berisha.
Ata njëzëri ka bërë thirrje të gjithë adhuruesve të basketbollit që të jenë në numër rekord në palestër në mënyrë që t’i ndihmohet skuadrës në parket, pasi kjo ndeshje është më e rëndësishja më historinë e klubit.

Ndeshja Sigal Prishtina-Belfius Mons luhet të enjtën me fillim nga ora 19.00 dhe transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në Supersport Kosova. /Korneri.net

Artikulli paraprakLladrovci prezanton zonën për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar
Artikulli tjetërMesfushori i ri i Shqipërisë: Kam qajtur 20 minuta kur e mora….