Barcelona të premtën mbrëma luan ndeshjen çerekfinale në Champions League ndaj Bayern Munich.

Trajneri mjaftë i kontestuar i Barcelonas, Quique Setien ka ftuar 25 futbollistë për këtë përballje shumë të madhe, por bie në sy edhe një sulmues shumë i rëndësishëm që një kohë të gjatë mungoi shkaku i lëndimit, përcjell Korneri.net

Fjala është për këmbëshpejtin Ousmane Dembélé, i cili mungoi një kohë të gjatë, por është i gatshëm të luaj nëse do të ipej rasti nga trajneri. Sigurisht, nuk mund të bëhet fjalë për vendin e titullarit, mirëpo është gati për ato minuta që eventualisht do t’i ofroheshin, gjithmonë nëse është e nevojshme.

Këta janë lojtarët e ftuar nga Setien.

Portierët: Ter Stegen, Neto, Inaki Pena.

Mbrojtësit: Semedo, Piquè, Lenglet, Jordi Alba, Sergi Roberto, Junior Firpo, Araujo, Monchu.

Mesfushorët: Rakitic, Busquets, De Jong, Vidal, Riqui Puig, Monchu, Reis, Jandro.

Sulmuesit: Messi, Suarez, Dembélé, Barithwaite, Ansu Fati, Konrad. /Korneri.net

Artikulli paraprakSpeedy Secrets Of grade miners review expertpaperwriter For 2012
Artikulli tjetërKjo është situata momentale e Samir Ujkanit me Torinon