A është fajtor Jose Mourinho apo lojtarët? Në këtë pyetje është vështirë të përgjigjet për momentin, por ndoshta të gjithë së bashku e mbajnë nga një pjesë faji pë r dy humbje rresht, e para nga rivali local Man City në kampionat dhe e dyta 1-0 ndaj Feyenoord në Europa League.
Me fytyra të dëshpëruara të gjithë te Manchester United u rikthyer në qytetin e tyre në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa është paraparë një seancë e fortë stërvitore në mbrëmje dhe të nesërmen para ndeshjes së ardhshme kampionale kundër Watford në udhëtim, krejt kjo nga Jose Mourinho i cili po kritikohet më së shumti nga të gjithë.