Liverpool është pranë arritjes së marrëveshjes me Bayern Munich për transferimin në “Anfield Road” të mefushorit Ryan Gravenberch. 21-vjeçari holandez është pjesë e listës së dëshirave të trajnerit Jurgen Klopp.

Ish-lojtari i Ajaxit është gjithashtu i hapur për një largim nga kampionët e Gjermanisë, pasi dëshiron të luajë rregullisht. Kjo për Gravenberch është një mundësi e mirë për të gjetur më shumë hapësira, ndryshe nga Bayerni ku konkurenca në repartin e mesfushës është e lartë. Holandezi ka bërë gjithsej 33 paraqitje në të gjitha kompeticionet me bavarezët nga këto vetëm 6 i ka nisur si titullar.

Ky është një problem pasi vitin e ardhshëm starton EURO 2024 dhe mesfushori nuk dëshiron të mungojë, prandaj largimi nga Bayerni në kërkim të hapësirave duket një ide e mirë.

Ryan Gravenberch është pjesë e Bayernit që nga korriku i vitit të kaluar, kur u transferua nga Ajaxi për 18 milionë euro. Mesfushori në karrierën e tij ka bërë gjithësej 140 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola, si dhe është aktivizuar në 11 ndeshje me përfaqësuesen e Holandës.

/Supersport.al

Artikulli paraprakMesfushori spanjoll refuzon Man.City
Artikulli tjetërPioli përjashtoi katër lojtarë për ndeshjen ndaj Bologna