Taulant Xhaka në një rrëfim të veçantë. I intervistuar nga faqja e secializuar sportive, bzbasel.ch, mesfushori i Kombëtares Shqiptare nxjerr në pah një anë të panjohur.

Jashtë fushës se lojës ai është një njeri aktiv që ka pasionet dhe veset apo ëndrrat e tij. I detyruar të zgjedhë mes dy alternativave, vëllai i madh i familjes Xhaka zbulon anën e panjohur të tij, por në të njëjtën kohë edhe dëshirat që e bëjnë jetën e tij më intriguese përveçse të suksesshme.

Fillimisht ai pyetet se cila është loja e preferuar dhe për të FIFA mban vendin e parë, ndërsa shton se skuadra e tij e parë, Concordia Basel do të mbetet në zemrën e tij përjetësisht.

Mish apo peshk? Taulanti bën zgjedhjen e parë, ndërsa i pyetur se nëse do të kishte mundësi zgjedhjeje mes Scarlett Johansson dhe Angelina Jolie, 25-vjeçar anon nga aktorja bionde.

“Të dyja janë femra shumë të bukura por Johanson më tërheq më shumë”, thekson Xhaka që gjatë javëve të fundit është vënë sërish në qëndër të vëmendjes. Merkatoja mbetet e hapur por edhe pse ai është lojtar i Baselit, ëndrra është Premier League.

“Në Angli dhe në Spanjë futbolli ndryshon shumë por të dy janë kampionate magjepsës. Unë zgjdh Premier League jo sepse aty luan vëllai im por është kampionati më i mirë në planet”, thekson mesfushori shqiptar në intervistën dhënë për faqen e internetit bzbasel.ch, transmetojnë mediat shqiptare.

Artikulli paraprakGol i çmendur nga Championshipi anglez [VIDEO]
Artikulli tjetërRamos – tifozëve të Realit: Mos na godisni kur jemi poshtë, më mirë na mbeshtetni