Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, nuk i ka lënë përshtypje aspak të mirë një gazetari të gazetës sportive të Lihtenshtejnit, “Fatherland”. Në përfundim të stërvitjes së mbrëmjes së djeshme, gazetari vendas kërkoi t’i merrte një prononcim Taulantit duke qënë se ai njihet në Lihtenshtejn pasi luan me Bazelin në kampionatin zviceran, ku merr pjesë dhe ekipi i kryeqytetit të mikroshtetit, Vaduzi.

Reagimi i Xhakës ishte i papritur, teksa gjithë arrogancë u përgjigj: “Unë nuk flas me gazetarët!”

Ngjarja u raportua në numrin e sotëm të gazetës “Fatherland” nga gazetari që ishte dërguar për të raportuar stëvitjen e kombëtares shqiptare.

Për gazetarin e “Fatherland” ishte takimi i parë nga afër me lojtarët e ekipit shqiptar. Ndryshe nga Xhaka, futbollistët e tjerë si Mavraj apo Hyka u treguan mjaft miqësore duke iu përgjigjur pozitivisht interesimit të medias.

Raporti:Panorama Sport

Artikulli paraprakSuarez para vitit të ri me kontratë të re
Artikulli tjetërIsco: Nëse nuk luaj, mund të iki nga Reali