Manchester City-Chelsea e nisën ndeshjen pa asnjë minut heshtje.
Respekti i anglezëve ishte i barabartë me zero, pasi bota e futbollit ishte në zi pas vdekjes tragjike të kapitenit të Firoentinës dhe reprezentuesit italian Davide Astori, shkruan Korneri.net
Në Etihad u luajt sikur nuk ka ndodh asgjë, por e njëjta ndodhi edhe në Francë në ndeshjen Marseille-Nantes.
“TURP!” Kështu e ka komentuar portieri i Fiorentinës Ciprian Tatarusanu, vendimet e këqija të këtyre klubeve të cilat nuk mbajtën një minut heshtje për lojtarin që vdiq në gjumë.Sidomos atij i erdhi më së shumti keq apo ishte i zemëruar me ish skuadrën e tij të dikurshme Nantes.
Derisa në Itali u ndalën të gjitha aktivitetet e futbollit dhe në La Liga në derbin Barcelona-Atl.Madrid të gjithë në Camp Nou e nderuan tashmë të ndjerin, në Angli dhe Francë nuk e bënë të njëjtën që pa dyshim treguan mosrespekt për një futbollist që vdiq. /Korneri.net