Më në fund lajme të mira për Milanon në aspektin financiar, e që për shumëkë është vetëm fillimi i asaj të pritet në vitet në vazhdim.

Sino-Europe Sports Investment Management Changxing Fininvest ka paguar 85 milionë euro të cilat përbëjnë këstin e dytë të depozitimit prej 100 milionë eurosipas marrëvesjes me Silvio Berlusconin dhe pronarëve të rinjë kinez. 15 milionë euro ishin dhënë me 5 gusht për transferime, ndërsa këstet tjera vijnë nga muaji nëntor e tutje. këto para do të shërbejnë për tyransferimet e dimrit.

Përveç këtyre parave që për 4 vite do të kalojnë shifrën prej 400 milionë euro, pronarët e rinjë së pari e futën klubin në bursë, e më pas synimi i tyre është t’i gjejnë disa sponzorë kinez serioz të cilët për një reklamë në klubin italian do të investonin nga 300-400 milionë euro për katër pesë vite, në mënyrë që buxheti të jetë shumë i madh dhe lojtarët më të mirë në qarkullim sërish të veshin fanellën e rëndë dhe të famshme si është Milan.

 

Artikulli paraprakE kërkon një skuadër e madhe
Artikulli tjetërPas fitores, Mërgim Mavraj mesazh special për tifozët (Foto)