Nuk është më çudi që shumë skuadra evropiane, por dhe ato të famshme të kërkojnë shërbimet e kosovarit të talentuar Milot Rashica. Sipas lajmeve të fundit nga Italia, drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare kërkon bisedime me lojtarin dhe klubin e tij Vittese, në mënyrë që të gjejnë ndonjë marrëveshje eventuale që Miloti të luajë për klubin nga kryeqyteti, e i cili nuk do të ishte i pari dhe ndoshta as i fundit që do të luante te Lazio, apo më saktë do të ishte bashkëlojtar me përfaqësuesin e Shqipërisë, Etrit Berisha.

 

Lazio e dëshiron Rashicën pasi ditë më parë e shiti reprezentuesin italian, Antonio Candreva te Inter, dhe pikërisht tashmë i duhet një lojtar krahu, e Miloti shihet ideal në këtë pikëpamje. Si alternativ mbetet anëtari i Atalanta, Papu Gomez.

Artikulli paraprakZyrtarizohet te Manchester City, por huazohet në La Liga
Artikulli tjetër“Rrokadë” e pabesushme: Lukaku te Chelsea, Diego Costa në Serie A?