Igli Tare shërthen ndaj gjykimit dhe mënyrës sesi përdoret sistemi VAR në ndeshjet ku luan Lazio. Drejtori Sportiv i bardhekaltërve kërkon llogari për episodet, që penalizuan skuadrën kryeqytetase në humbjen 1-3 me Torinon.

“Kërkojmë sqarim. Ky ishte një skandal. Lazio është dëmtuar hapur, kërkojmë respekt. Gjatë sezonit mund të ndodhin 1 apo 2 gabime, por tani është kthyer në zakon. Kemi mbërritur deri këtu pa “vjedhur” asgjë. Duam të jetë zotër të fatit tonë, pa ndikuar askush te rezultatet. Duam sqarim në interpretimin e disa episodeve.”

Më pas, Tare ndalet te momentet e veçanta të ndeshjes.

E nisim nga 11-meytërshi. Nëse kemi nevojëpër VAR-in, atëherë le ta përdorim. Ishte një faull i qartë me dorë, ishte 11-meëtërsh, që duhej akoruar. Përkundrazi, VAR-i u përdor vetëm për një kontakt të Immobiles me Burdison, për një episod që vetë mbrojtësi argjentinas e pranoi se nuk ishte prekur. Tani duhet të ruajmë qetësinë në një moment të vështirë, sepse kishim një mundësi të madhe. Do të jemi më të fortë se fati.”

/Supersport.al

Artikulli paraprakRaiola dëshiron të anuloj kontratën e Donnarummas
Artikulli tjetërCourtois te Reali, pse jo!?