Lazio e meritoi fitoren ndaj Salzburg në ndeshjen e parë çerekfinale në Europa League.

Triumfi 4:2 i mundëson lojë më të qetë italianëve para ndeshjes së kthimit, sepse me mënyrën sesi po luan dhe lojtarët që ka në dispozicion, pak është e beseshme që Lazio nuk do të shënoj gola edhe në ndeshjen e dytë, shkruan Korneri.net

Por, ajo që ra në sy në ndeshjen e luajtur në Olimpico ishin dy lojtarët e Salzburg, Valon Berisha dhe Munas Dabbur. Ata ishin të shkëlqyeshëm në këtë duel (me Berishën që shënoi nga penalltia), me çka i bënë shumë përshtypje drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tares. Mediat italiane raportojnë se Tare ka biseduar për ta pas ndeshjes, dhe është shumë i interesuar që t’i sjell që të dy në skuadër. Gjatë verës kur edhe do të hapet afati kalimtar veror, Tare do të ketë dy objektivat e parë të transferimeve pikërisht dyshën, Berisha-Dabbur. /Korneri.net

Artikulli paraprakLiria nuk është për titull, nuk fitoi te Vllaznia
Artikulli tjetërFerrari merr komandën në Bahrein me Raikkonen