Së pari Conte ka marrë shpërblimin për trajnerin më të mirë, e tani edhe futbollisti i Chelsea ka marrë një shpërblim.
Belgu i shkëlqyeshëm është sërish në formë të mirë dhe është padyshim njëri ndër futbollistët më të mirë në botë. Në katër paraqitje ka shënuar tre gola dhe ka asistuar një herë, ka qenë rrezik i vazhdueshëm për kundërshtarët, ndërsa kthjelltësia e tij ka qenë shumë e rëndësishme për secilin triumf të të kaltërve. Rastin e parë për ta vazhduar serinë e mirë Eden Hazard do ta ketë të dielën në orën 17:00, kur Chelsea është mysafir i ekipit Middlesbrough në ‘Riverside’. Edhe pse e ka pësuar një lëndim të lehtë gjatë lojës për reprezentacionin, mund të llogaritet se do të jetë në mesin e 11 tç kaltërve që do ta fillojnë ndeshjen.

Artikulli paraprakGjobitet papagalli “i Realit” që fërshëllen himnin e Barcelonës
Artikulli tjetërE pabesueshme, por e vërtetë: Gerrard në janar te gjiganti italian?